×
  • Extra
  • Extra

    Tradhti, mashtrim, vrasje: Gruaja që për vite të tëra e mbajti dashnorin të fshehur në tavanin e shtëpisë

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 13:11

    Dolly Oesterreich ka lindur në Gjermani në  vitin 1880 dhe është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha seksuale në historinë botërore.


    Përkatësisht, ajo u martua me pronarin e pasur të një fabrike të suksesshme, por martesa nuk e bënte të lumtur. Kjo është arsyeja pse ajo iu kthye dashnorëve. Historia e çuditshme fillon një ditë vjeshte në vitin 1913, kur ajo i kërkoi bashkëshortit të saj Fred Oesterreich të dërgonte një nga punëtorët e saj për të rregulluar makinën e saj të qepjes.

    Kur shtatëmbëdhjetëvjeçari Otto Sanuber trokiti në derë, Dolly e priti e zhveshur. Makina qepëse mbeti e paprekur, por kjo ditë fatale shënoi fillimin e marrëdhënies së tyre që zgjati për dekada, transmeton Reporteri.net.

    Siç shkroi Los Angeles Times në atë kohë, Oto dhe Dolly  takoheshin fshehurazi në hotele, por shpejt ata filluan të takoheshin edhe në shtëpinë familjare të çiftit Oesterreich. Wisconsin në atë kohë ishte qendra e një shoqërie konservatore amerikane, dhe fqinjët u rebeluan për vizitat e shpeshta të këtij të riu të panjohur tek gruaja e martuar. Dolly erdhi me një ide të çmendur. Otto do të linte punën dhe do të shpërngulej në tavanin e shtëpisë së saj, në mënyrë që marrëdhënia e tyre të vazhdonte larg syve të publikut. Otto do të hiqte dorë nga çdo kontakt njerëzor, përveç kënaqësive të përditshme ditore me Dolyn. Ai nuk u shqetësua dhe shumë dhe shpejt filloi të jetonte në tavanin e shtëpisë.

    Dhoma sekrete ku Dolly mbante të fshehur dashnorin e saj

    Gjatë mbrëmjes, ai lexonte librat që Dolly ia dërgonte nga një librari aty pranë. Ai shpesh ëndërronte të bënte jetën e një shkrimtari. Pas pesë viteve të jetës sekrete në shtëpinë e çiftit, Otto arriti të botojë disa romane, por bashkëshorti Fred Oesterech filloi të hetonte se diçka nuk është në rregull. Ai dëgjoi tinguj të pashpjegueshëm nga papafingo, puro e tij zhdukej dhe shpesh shihte hijen që kalonte përmes derës së dhomës së gjumit. Në vitin 1918, ai vendosi të shkojë në Los Anxhelos, pa e ditur se ajo hije do ta ndiqte nga pas.

    Dolly pranoi të shpërngulej, por me kushtin që shtëpia e re gjithashtu të ketë një tavan. Në Los Anxhelos, çifti i martuar po kalonte një periudhë të vështirë me grindje gjithnjë e më të ashpra. Kur një prej tyre eskaloi në vitin 1922, Otto zbriti nga tavani dhe vrau të zotin e shtëpisë për të mbrojtur zonjën e tij. Ata e inskenuan rastin duke bërë të dukej si plaçkitje. Policia e besoi këtë histori sepse nuk kishin asnjë arsye për të dyshuar. E veja trashëgoi pasuri dhe fitoi lirinë për të qenë me dashnorin e saj. Megjithatë, ajo vazhdoi ta mbante në tavanin e shtëpisë, Oto më vonë u ankua se ishte bërë skllav i dashurisë për të.

    Ndërsa dashnori i saj jetonte në mënyrën e vjetër, Dolly u kthye tek të dashurit e rinj. Ajo filloi të shoqërohej me avokatin Herman Shapir, por edhe me të dashurin e saj të tretë Roy Klumb. Gjatë asaj kohe Otto u largua nga shtëpia dhe u shpërngul në Kanada.

    Disa vjet më vonë, në vitin 1930, Herman dhe Dolly kishin marrëdhënie shumë të këqija, dhe avokati i zhgënjyer i tregoi gjithçka policisë. Policia e arrestoi atë. Otto u gjykua në mungesë dhe u gjet fajtor, por ndërsa krimi hyri në historinë botërore, si një nga skandalet më të mëdha seksuale./Reporteri.net

    Hidden Attic In Dolly Oesterreich's House

    Image result for otto sanhuber

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!