×
  • Extra
  • Extra

    Një person i shpall luftë Shpend Ahmetit për kryetar të Prishtinës

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 10:49

    Kryeqyteti i Kosovës, ndonëse i ka larg zgjedhjet, nuk i ka të paktë kandidatët. Përveç partive që do të prezantojnë kandidatët e tyre, një i ri po vetëkandidohet.


    Bëhet fjalë për Visar Gecin, i cili po e sheh garën për Prishtinën aq të thjeshtë saqë do të futet duke bërë shaka, shkruan Reporteri.net.

    Ai, së bashku me një mik të tij, Blend Zymin, duke ironizuar politikanët kosovarë, kanë nisur një fushatë të hershme për të marrë kreun e Prishtinës.

    Në një emision satirik në Dukagjin, shoferi Blend Zymi, ka pyetur drejtorin e Shpend Ahmetit se a po e ndjen frikën e kandidimit te Gecit.

    Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit, e cilësoi fushatën e tij si serioze dhe, si e tillë, ai shtoi se do të merret seriozisht.

    Sidoqoftë, Geci e Zymi janë dy aktivistë që merren me problemet dhe shqetësimet e shoqërisë, sidomos duke përdorur humorin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!