×
  • Extra
  • Extra

    “Njeriu mrekulli”- u kthye në jetë 21 minuta pas vdekjes (Video)

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 13:36

    Një postier i Anglisë u kthye në jetë 21 minuta pasi mjekët e deklaruan atë të vdekur, gjë që u quajt një “mrekulli jetësore”.


    Joao Arozo (48) ishte pas timonit  të makinës duke e dërguar gruan në punë kur gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Pas gjashtë orë përpjekjesh për ta kthyer atë në jetë, mjekët i thanë familjes së tij se ai vdiq.

    Infermierët e çuan atë jashtë kujdesit intensiv në morg, kur vunë re se ai po lëvizte. Ata e kthyen atë në dhomën e spitalit, ku doli se Joao ishte gjallë, transmeton Reporteri.net

    Ekipi i mjekëve tha se nuk ka shpjegim të saktë për atë që i ndodhi atij dhe se si mund të kthehej në punë vetëm tri javë pas këtij rasti. Joao u quajt “njeriu mrekulli” në Departamentin për Sëmundjet e Zemrës në Spitalin Gloster.

    “Kjo ngjarje më ka ndryshuar, çdo ditë jam mirënjohës që jam gjallë, falënderoj Zotin që kam një punë, familje dhe miq”, thotë Zoao.

    Kur isha në spital, mjekët  nuk kishin një shpjegim për rastin tim dhe ata filluan të më quanin “Njeriu mrekulli” thotë ai, duke shtuar se mjekët nuk mund të besojnë se ai është gjallë pa asnjë dëmtim të zemrës apo të trurit./Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=HRjMVbXGnuc

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!