×
  • Extra
  • Extra

    Njeriu që 555 ditë jetoi “pa zemër”

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 8:47

    Nëntë vjet më parë, atë kohë 25-vjeçari Larkin, i cili ishte në vitin e fundit në Universitetin e Miçiganit, papritmas u rrëzua në sallën e basketbollit. Së shpejti ai u diagnostikua me kardiomiopatinë, një gjendje gjenetike që tkurr muskujt e zemrës dhe parandalon  rrjedhjen efektive të gjakut.


    Në fund të vitit 2014, Larkin ishte i detyruar ta hiqte zemrën dhe ta zëvendësonte atë me një zemër artificiale. Ndërkohë ajo që ndodhi, ishte e habitshme për të gjithë, transmeton Reporteri.net.

    Mjekët zbuluan se Larkinit po i ecte shumë  mirë me zemër artificiale, kështu që ai mund të largohej nga spitali dhe të jetonte pa zemër në trupin e tij.

    “U trondita kur mjekët më thanë se mund të jetoj pa zemër në trupin tim dhe se një zemër artificiale do të rrahte në trupin tim. Vetëm imagjinojeni këtë – një aparat”, ishte shprehur atë kohë Larkin për CNN.

    Megjithatë, pas plot 555 ditësh, ai nuk kishte më nevojë për këtë pajise pasi iu bë transplantimi i zemrës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!