×
  • Extra
  • Extra

    Njeriu që zotëronte gjysmën e arit të botës, më i pasuri i të gjitha kohërave

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:20

    Të gjithë jemi kureshtar për të ditur se cilët janë njerëzit më të pasur në botë. Përgjigjen për këtë gjë e ka dhënë revista “Forbes’’.


    Themeluesi i ‘’Amazon’’, Jeff Bezos vazhdon të mbajë stafetën si njeriu më i pasur në botë. Pas tij renditen Bill Gates dhe Warren Buffett.

    Jeff Bezos ka një pasuri që kap vlerën 131 miliardë dollarë. Edhe pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë.

    Në vendin e tretë renditet Warrenn Buffett me një pasuri prej 82.5 miliardë. Por edhe pse këta persona zotërojnë pasuri marramendëse, ata nuk renditen në listën e më të pasurve të gjitha kohërave.

    Njeriu më i pasur në botë ka qenë Mansa Musa, mbreti i Perandorisë në Mali. Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh.

    Gjatë sundimit të Mansa Musas, perandoria e Malit kishte gati gjysmën e arit të botës, sipas Muzeut Britanik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!