Noizy ka në garazhin e tij një koleksion veturash!

Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, është i njohur për jetën luksoze që ai bën, por mbi të gjitha për veturat luksoze që ai koleksionon në oborrin e shtëpisë së tij.

Përveç këngës ai investon shuma të mëdha edhe për të blerë super-vetura.

Reklamë

Por ai ka vendosur të prezantojë makinat e tij edhe për publikun e gjerë nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin personal në rrjetet sociale.

Por ai gjithashtu shpeshherë nuk i ka kursyer edhe këtu “kunjat” kundrejt rivalëve të tij, duke treguar me mburrje koleksionin e mahnitshëm dhe duke theksuar se të gjitha këto para i ka bërë vetë.

Për më tepër ju mund të ndiqni galerinë me fotografitë bashke me shtimin e fundit në koleksion.

@reporteri.net Njihuni me “BISHAT E NOIZYT” – Cila nga këto “bisha” është e preferuara juaj ? #kosovatiktok #noizy #fyp #explore #mercedesbenz #foryou #foryoupage ♬ original sound – Reporteri

Reklamë

Reklamë