×
  • Extra
  • Extra

    Njihuni me gratë e tre kandidatëve për kryeministër

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 13:35

    Avdullah Hoti, Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj kanë shpallur kandidaturat e tyre për kryeministër të Kosovës. Hoti dhe Kurti kanë qenë në këtë pozitë edhe më herët, derisa Hoxhaj ka arritur vetëm deri te pozita e zëvendëskryeministrit. Por, a i njihni gratë e këtyre tre politikanëve?


    Gruaja e Albin Kurtit

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është i martuar me Rita Augestad Knudsen që prej vitit 2014. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Lea.

    Kurti nuk është se shfaqet shumë shpesh me bashkëshorten në publik, por sa herë që ndodh një gjë e tillë, komentohet shumë.

    Ajo ka shpeshtuar daljet me Kurtin në publik gjatë fushatës së fundit zgjedhore, ku u pa me të në shumicën e tubimeve.

    Rita Augestad Knudsen është norvegjeze. Ajo është një Studiuese e Lartë në NUPI (Norëegian Institute of International Affairs), si dhe drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslos, në Norvegji).

    Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë së Kurtit, të hyrat e saj vjetore sillen rreth 21 mijë euro.

    Gruaja e Avdullah Hotit

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është i martuar me Servete Ukajn, me të cilën ka dy djemë.

    Bashkëshortja e tij me profesion juriste, nuk është ekspozuar shumë në publik. Krejt çka dihet për të është se punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

    Bazuar në deklarimin e pasurisë që ka bërë Hoti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ajo merr rreth 7 mijë euro në vit nga ky institucion.

    Gruaja e Enver Hoxhajt

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është i martuar me Remzie Shahini-Hoxhaj. Ata janë prindër të dy fëmijëve.

    Shahini është profesoreshë në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

    Të hyrat e saj vjetore sillen rreth 15 mijë euro.

    Për dallim prej bashkëshortes së Kurtit dhe Hotit, Shahini është më e njohur për publikun. Ajo shihet shumë shpesh në publik bashkë me Hoxhajn, e ky i fundit ka bërë disa herë dedikime romantike për të në rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!