×
  • Extra
  • Extra

    Njihuni me mësuesin të cilin po e adhuron e gjithë bota, për formën se si mëson fëmijët |VIDEO

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 19:02

    Mësuesi nga Gana, Saki Percy, u bë i popullarizuar në rrjetet sociale pas publikimit të videoklipeve ku shihet teksa luan me nxënësit e tij. Ai thotë se përpiqet të aplikojë më shumë argëtim gjatë mësimdhënies që të ndërtojë vetëbesim te fëmijët.


    Percy është gjithashtu një këngëtar, kompozitor dhe kërcimtar. Ai thotë se është i tronditur nga ajo se sa shumë njerëz kanë shikuar videon e tij.

    “Në fillim, njerëzit filluan të më thërrisnin, numra të rinj, njerëz që nuk i kisha takuar kurrë më parë”, tha ai për Euronews.

    Percy punon në një vend ku njerëzit janë të angazhuar në bujqësi dhe siç thotë ai, shpesh ndodh që prindërit po i merrnin fëmijët e tyre nga shkolla për të punuar në fushë.

    Ai gjithashtu pa që fëmijët me mësuesit e tyre pothuajse nuk u kontaktuan fare dhe se nuk kishin besim, prandaj ai vendosi të provonte metodën e re.

    “Vendosa të provoj valle për të pasur më shumë ndërveprim mes mësuesit dhe fëmijëve, dhe gjithashtu dëshiroja që shkolla të bëhej më tërheqëse për fëmijët, që ataë të mos kenë dëshirë të largohen”, tha mësuesi.

    Percy thotë se shkollat ​​e tjera dhe madje edhe prindërit në lagjet e tjera përdorin videot e tij për të mësuar fëmijët e tyre. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!