×
  • Extra
  • Extra

    Nostradamusi parashikoi zjarrin në Notre Dame 500 vjet më parë?

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 11:20

    Astrologu dhe mjeku francez, Nostradamusi parashikoi zjarrin në Katedralen Notre Dame si dhe shumë fatkeqësi dhe ngjarje të tjera të dhunshme në mbarë botën. Sipas NBC News, 500 vjet më parë astrologu shkroi një profeci që i referohet zjarrit që shpërtheu këtë të hënë në Paris. I njëjti u soll në jetë nga gjurmë të ndryshme astrologjike që tregojnë për datën 15 prill, transmeton Reporteri.net.


    Zjarri, i cili sipas supozimeve të para, shpërtheu për shkak të punëve të riparimit të kryera keq, e si pasojë një pjesë e simbolit të Parisit, katedralja Notre Dame u dogj, menjëherë arriti në faqet e para të medias botërore. Në momente dramatike, struktura e kullave kryesore të kësaj kishe të famshme u shemb, por rreth 500 zjarrfikës francezë arritën të vënë nën kontroll zjarrin.

    Është interesante, sepse sipas disa interpretimeve, më shumë se 500 vjet më parë, Nostradamusi shkroi për zjarrin në Notre Dame më 15 prill 2019.

    Në shkrimet e tij Nostradamusi shkroi: “Një simbol i krishterimit në Francë ose Spanjë bëhet hi. Zonja jonë do të qajë për të gjithë dhe do të shkëlqejë në distancë me diellin  e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”. Për shkak të këtyre parashikimeve, shumë prej tyre filluan ta lidhnin atë me zjarrin që ndodhi sot në Paris.

    Me sa duket, nga parashikimet e tij, është e qartë se Franca dhe Italia (vendi brenda së cilës ndodhet Vatikani) do të jenë më të prekura emocionalisht dhe kjo ngjarje, sipas pohimeve dhe interpretimeve është vetëm një nisje, për “kthimin e së keqes që vjen pas shekujve të gjatë”.  

    Një nga fjalët e përhapura në parashikimet e Nostradamusit është “emocioni” dhe përkon me atë që Presidenti Emanuel Macron përmendi gjatë reagimit të tij kur përshkroi atë që kishte ndodhur: “Notre Dame është në zjarr, katolikët dhe të gjithë francezët, si dhe të gjithë qytetarët, jemi të pikëlluar që kjo pjesë e jona po digjet”, ishte shprehur ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!