×
  • Extra
  • Extra

    Notre Dame një ditë nuk do të ekzistojë! Filmi që parashikoi fatkeqësinë e katedrales së famshme

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 11:46

    Ndërsa shumica e njerëzve në rrjetet sociale gjatë pasdites së djeshme komentuan  zjarrin që po  gëlltiste katedralen Notre Dame në Paris, disa kujtuan një film që 15 vjet më parë parashikoi se katedralja shumë shpejtë nuk do të ekzistojë. Bëhet fjalë  për filmin “Before Sunset” para vitit 2004, e i cili është një vazhdim i filmit “Before sunrise” të vitit 1995, transmeton Reporteri.net.


    Në filmin e drejtuar nga Richard Linklater Jesse (Itan Houk) dhe Selin (Julie Delphi) ata takohen në Paris nëntë vjet pas natës së parë të kaluar në Vjenë. Në një nga skenat, ata shikojnë drejt katedrales duke bërë dialogun e mëposhtëm:

    Jesse: Kam dëgjuar një histori një herë, kur gjermanët pushtuan Parisin dhe u detyruan të tërhiqen, ata ngritën një eksploziv rreth Notre Dame për ta hedhur në ajër. Ata këtë detyrë ia lanë një ushtari të ri … Dhe ai nuk mundi. E di, ai vetëm u ul, i tronditur nga bukuria e atij vendi. Kur trupat aleate hynë dhe kur gjetën eksplozivë rreth katedrales dhe e çaktivizuan atë, ata gjetën të njëjtën gjë edhe rreth kullës Eifel dhe në disa vende të tjera.

    Selin: A është e vërtetë kjo?

    Jesse: Nuk e di … Por gjithmonë e kam pëlqyer këtë histori.

    Selin: Po, kjo është një histori e mrekullueshme. Por duhet ta merrni parasysh se Notre-Dame nuk do të jetë një ditë. Ka qenë një kishë apo katedrale tjetër në të njëjtin vend. Pikërisht atje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!