×
  • Extra
  • Extra

    Nuk është hajgare, në Austri gjendet fshati ”Fucking” – daton nga viti 1070

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 11:10

    Në komunën Tarsdorf të Austrisë, ndodhet një fshat – emri i të cilit po çudit të gjithë posa e dëgjojnë.


    Ndoshta e mendoni si shaka, dhe mjafton ta kërkoni në ”Google Earth” për ta vërtetuar, por austriakët kanë një fshat të quajtur Fucking, njofton Klan Kosova.

    Fucking është i vendosur në rajonin Innviertel të Austrisë së Epërme Perëndimore.

    Ai ndodhet në 33 kilometra në veri të Salzburgut, dhe është 4 km në lindje të lumit Inn, i cili përbën një pjesë të kufirit gjerman.

    Historia e këtij emri daton që prej vitit 1070.

    Prapashtesa ”ing” i referohet ”komunitetit” ose ”njerëzve” nga fisnikët bavarezë që emigronin në Austri të cilët quheshin ”Focko”.

    Në Fucking jetojnë rreth 100 banorë dhe atyre u duhet të përballen me pyetjet e shumta që u bëjnë turistët e befasuar nga emri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!