×
  • Extra
  • Extra

    Nuk është parë asnjëherë më parë: Grabitësit hyjnë në mes të emisionit, plaçkitin moderatorin dhe mysafirët

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 15:19

    Udhëheqësi i famshëm dhe mysafirët e tij u plaçkitën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.


    Pesë grabitës hynë në stacionin e radios online SOT në Sao Paulo të martën rreth orës 21:00, duke u paraqitur si shoferë për shpërndarjen e ushqimit, transmeton Reporteri.net.

    Një nga grabitësit kishte edhe armë me vete. Udhëheqësi i emisionit sapo kishte përfunduar emisionin, kur banda hyri në studio. Pamjet e incidentit tregojnë njerëz të shokuar në studio duke kërcyer nga vendet e tyre dhe duke ngritur duart.

    Drejtori Josemar Martines u mundua t’i qetësoj i shqetësuar duke u thënë: “Qëndroni të qetësuar, qetësohuni”, ndërkohë që hajdutët agresivë filluan të grumbullojnë telefonat celularë, orët, bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë nga të pranishmit. Grabitësit e dinin se programi transmetohej përmes rrjeteve sociale, por kjo nuk i pengoi që të vazhdonin plaçkitjen.

    Në video mund të dëgjohen kërcënimet që ata u bënin të pranishmëve. Një nga sulmuesit tha: “Rri i qetë nëse nuk dëshiron të vdesësh”. Shikuesit  në anën tjetër nuk mund të besonin se ky krim po ndodhte drejtpërdrejtë, para syve të tyre.

    Alessandro Santos, pronari i radiostacionit, zbuloi se  ishte ai që hapi derën për rrëmbyesit, duke menduar se ishin shpërndarësit të ushqimit. “Ata më thanë se sollën ushqim dhe ua hapa dyert pa u menduar”, ishte shprehur ai.

    Ndërkohë hetuesit janë duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e hajdutëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!