Youtuberi rus Igor Moroz, ka vendosur të shkatërrojë Mercedes-Benzin e tipit AMG G63. Dhe për ta bërë atë, ai doli me një mënyrë të pazakontë dhe mjaft efektive.


Ai vendosi që këtë ta bëjë duke e hedhur nga një lartësi prej 300 metrash, pasi e ngriti më parë me helikopter.

Kështu që ai e solli Mercedesin e tij në aeroportin në Petrozavodsk, ku mori me qira një helikopter për të vënë në veprim idenë e tij, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

Moroz është i njohur në Rusi, pasi poston videot e tij në YouTube, kështu që sigurisht ai e përdori këtë situatë për të bërë një video tërheqëse për kanalin e tij.

Mercedes AMG G63 ishte blerë në fillim të viti 2018 për 16.8 milion rubla, që arrin në rreth 270,000 dollarë, ose 244,000 €. /Reporteri.net

https://www.youtube.com/watch?v=us3dPeONpMo