×
  • Extra
  • Extra

    Nuk i respektoi masat anti-Covid, mbyllet restoranti i Nusret Gökçe

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 14:49

    Restoranti i ri i kuzhinierit të famshëm turk është mbyllur përkohësisht.


    Restoranti i Nusret Gökçe në Boston është mbyllur përkohësisht, shkruajnë mediet e huaja.

    Nusret Gökçe, kuzhinieri turk së fundi ka hapur restorantin e ri “Nusr-et” në Boston më 18 shtator.

    Të shtunën, më 26 shtator, në Boston u mbyll restoranti pasi kishte një numër shkeljesh të masave anti-COVID.

    Bordi i Licencimit dhe Departamenti i Shërbimeve Inspektuese janë duke u marrë me këtë çështje, me akuza që përfshijnë “dështimin e vazhdueshëm dhe të përsëritur për t’iu përmbajtur standardeve të sigurisë publike kundër COVID-19”, për të mos përmendur mungesën e licensës shëndetësore.

    Menaxhmenti i Nusr-et do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore virtuale me Bordin e Licencimit në 29 shtator.

    Pamjet e hapjes së fundjavës të postuara në rrejte sociale dhe një shumëllojshmëri ankesash në shërbimin e qytetit 311 paraqesin një pamje të pretenduar të mbipopullimit, respektimit të dobët të distancës shoqërore dhe mbajtjes së maskave nga ana e punonjësve dhe klientëve.

    Me probleme të tilla kanë hasur edhe restorantet e tjera të tij në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!