×
  • Extra
  • Extra

    Nuk janë gjyshe dhe nip – historia që do t’u shokojë

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 17:39

    E guximshme, e aftë  ajo nuk lejon që amësia e saj të jetë e kufizuar për shkak të viteve. Ajo arriti të lindë fëmijë, madje edhe kur ajo hyri në dekadën e tetë të jetës së saj. 


    Ajo lindi djalin e saj, Amrita, në moshën 70 vjeçare dhe u shpall gruaja më e vjetër në botë që lindi fëmijë. Omkara në fakt kishte binjakë, por motra e Amrittanit, Barasat vdiq vetëm një orë pas lindjes së saj, transmeton Reporteri.net.

     Omkar shpesh merr komplimente se ajo ka një nip të bukur. Siç thotë ajo, tashmë është mësuar dhe me vetëm një buzëqeshje gjithmonë u shpjegon se ky është në të vërtetë djali i saj.

    Kur në 2007-ën çifti vendosën për  për inseminimin artificial, shumë njerëz i gjykuan. Një vit më vonë Omkari ishte një nënë e vërtetë, e lumtur, sepse burrit të saj Charan, i dhuroi  djalin e shumëpritur. Megjithëse u përball me shumë kritika sepse vendosi të lindë fëmijë kaq vonë, Omkara thotë se nuk u brengos shumë për këtë gjë.

    Edhe pse për vite me radhë shpesh nuk është në gjendje të ndjekë Amrtivanian si nënat e tjera, Omakari thotë se nuk është penduar për një çast dhe se është shumë e lumtur që ajo është sot nëna e një gjashtëvjeçari. Ajo dhe burri i saj kanë mbështetje të madhe nga fshati i tyre, dhe fqinjët e tyre shpesh i ndihmojnë në rritjen e djalit.

    Omkari dhe Charen kanë dy vajza dhe pesë nipër e mbesa, por ata gjithnjë dëshironin një fëmijë mashkull. “Ishte një vendim i pashmangshëm. Çfarë nënë do të isha po të mos kisha një djalë? Kush do të trashëgonte emrin tim, shtëpinë e familjes?”, shpjegon ajo.

     Duke e kuptuar se koha nuk është miku i saj më i mirë, Onkari shpreson që ajo të gjallë për të parë martesën e djalit të saj. “Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë pas vdekjes sime. Kam bija dhe të afërm të tjerë që do të kujdesen për të dashurit e mi dhe deri atëherë unë do të kujdesem për ta”, thotë me buzëqeshje  Omkara./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!