×
  • Extra
  • Extra

    Nuk ka përdorur sapun qe 4 vite, doktori i këshillon njerëzit të mos lahen – thotë se është e dëmshme për shëndetin

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 9:48

    Një doktor që nuk ka përdorur sapun në 4 vite dhe mendon se larja nuk është e mirë për shëndetin tonë ka këmbëngulur që ai nuk mban erë.


    Dr James Hamblin, nga New York, u shfaq në emisionin britanik ‘This Morning’ ditën e sotme, ku ai u shpreh se larja e ‘miliona mikrobeve’ mund të ketë pasoja shumë negative për shëndetin.

    Doktori përdor ndonjëherë ujë për tu pastruar, por kurrë nuk përdor sapun që prej 4 vitesh. Ai pretendon se ekosistemi i trupit të tij ka arritur në një gjendje të qëndrueshme dhe tashmë nuk mban më erë.

    Gjithsesi, shikuesit nuk e mbështetën aspak qëndrimin e tij, duke u frikësuar nga këshillat që ai i jepte publikut dhe për më tepër në mes të një pandemie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!