×
  • Extra
  • Extra

    Nuk kishte arritur ta bëjë askush për 40 vite: Turisti rastësisht hap kasafortën misterioze, tronditja e vërtetë erdhi më pas

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 9:43

    Një kanadez arriti ta hapë një kasafortë të cilën për vite  askush nuk kishte arritur ta hapë duke zgjedhur një kombinim të vërtetë.


    Stephen Mils ishte duke vizituar Muzeun e Trashëgimisë Vermillion me familjen e tij kur vendosi të tentojë ta hapë kasafortën. Muzeu, i vendosur në provincën e Albertas, ka provuar në mënyrë të përsëritur ta hapë këtë kasafortë, por pa sukses, transmeton Reporteri.net.

    Në Muzeun e Vermillionit, ruhet historia e këtij qyteti të vogël, i cili ka më shumë se 4000 banorë.

    Besohet se kasaforta është blerë në vitin 1907.

    Muzeu ka ftuar më parë disa ekspertë për  ta hapur atë, por askush nuk arriti ta bënte. Pastaj, vizitorë të ndryshëm në muze provuan, por pa sukses gjithashtu.

    Mils vuri re se numrat në sef ishin nga zero në 60, dhe vendosi të provojë 20-40-60.

    Për fat të keq në kasafortë nuk kishte ndonjë thesar të çmuar por vetëm disa fatura nga hoteli ku ishte marrë. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=9jQTm5yvpz0

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!