Derisa Kosova ka hyrë në muajin e tretë të ballafaqimit me pandeminë COVID-19, njerëzit kanë filluar të vërejnë mungesën e disa llojeve të shpendëve.
Qytetarët e Prishtinës thonë se dikur kryeqyteti ishte i vërshuar nga sorrat dhe kanë mendime të ndryshme pse ato nuk po shihen shpesh gjatë kësaj periudhe.
Por, banorë të tjerë thonë se në këtë kohë të pandemisë kanë vërejtur më shumë praninë e shpendëve të ndryshëm, raporton KOHA.
Nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kanë thënë se në Kosovë nuk është bërë ende ndonjë studim për të konstatuar praninë e shpendëve të caktuar në qytete.
Qenan Maxhuni nga ky institucion ka treguar se në përgjithësi prania e madhe e shpendëve në qytete tregon se ato e gjejnë më lehtë ushqimin dhe janë më të sigurta, meqë ka më pak grabitqarë natyrorë.
“Sorrat janë lloj i shpendëve mjaft të zgjuar që jo rrallëherë ato dinë të tërheqin qeset e plehrave edhe nga kontejnerët. Ne me këtë rast në fakt u shërbejmë atyre ushqim që për ato lloje është më e lehtë ta sigurojnë aty sesa në mjedise të tjera. Sa i përket, siç thoni ju, mungesës se tyre kohëve të fundit, nuk jam në dijeni për këtë, andaj nuk dua ta komentoj pa pasur ndonjë të dhënë. Si përfundim, sa më pak mbeturina të pranishme dhe lehtë të qasshme, aq më pak lloje të tilla do të kemi afër nesh”, ka thënë ai.
Në Kosovë llogaritet se janë rreth 300 lloje shpendësh.
Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, në qytete më së shumti është e pranishme lloji i familjes korvice, si galat, korbat dhe laraskat, ku këto lloje nuk janë shtegtarë, por të pranishme gjatë tërë vitit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.