Nxehtësia e verës dhe valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit po i detyrojnë shumë njerëz të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe të përballueshme për të ftohur shtëpitë e tyre. Kjo është arsyeja pse truke të ndryshme “bëje vetë” qarkullojnë rregullisht në mediat sociale dhe po bëhen shpejt virale. Njëri prej tyre u nda nga një influencuese amerikane e njohur e cila jeton në Francë dhe pretendon se një truk i thjeshtë me letër alumini e ndihmon apartamentin e saj të qëndrojë më i freskët.
Truku është shumë i thjeshtë. Çelësi është që ta vendosni letrën e aluminit vetëm në pjesën e jashtme të dritares për të reflektuar rrezet e diellit përpara se ato të ngrohin xhamin dhe dhomën.
Në video, ajo tregon se si vendoset folia në xham dhe pastaj spërkatet me ujë që të ngjitet më mirë. Ajp pohon se ndryshimi i temperaturës ndihet shumë shpejt.
Videoja u bë shpejt virale dhe shkaktoi reagime të shumta.
@americanfille Aluminum foil + water on the OUTSIDE of your windows reflects the sun and makes your apartment wayyyyy cooler #canicule #heatwave ♬ son original – Amanda Rollins
Ekspertët konfirmojnë se folia e aluminit mund ta ulë ngrohjen e një dhome deri në një farë mase. Meqenëse reflekton një pjesë të rrezatimit të diellit përpara se të kalojë nëpër xham, ajo mund të zbusë të ashtuquajturin efekt serrë dhe të ulë temperaturën në dhomë me disa gradë, varësisht nga kushtet.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo është një zgjidhje e përkohshme, jo një zëvendësim për kondicionerin ose mbrojtjen cilësore nga dielli. Efekti varet nga vendndodhja e apartamentit, ekspozimi në diell dhe cilësia e dritareve.