×
  • Extra
  • Extra

    Pamje dramatike: 24 vjeçarja dhunon brutalisht djaloshin 10 vjeçar dhe e mbyll në kafaz me qentë

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 12:42

    Një video tronditëse, që po trondit botën, po përhapet me shpejtësi në rrjet. Në video shfaqet një grua, e cila dhunon brutalisht një djalë 10-vjeçar dhe më pas e mbyll në një kafaz me qentë.


    Lajmi i bujshëm është raportuar nga gjiganti mediatik CNN, që publikon edhe videon e rëndë.

    Ngjarja ka ndodhur në Nigeri, ndërsa 24-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka njoftuar policia nigeriane.

    “Në video shihet qartë se si rrah brutalisht djaloshin 10-vjeçar, që më pas e mbyll në një kafaz brenda të cilit ishte qentë. Ajo ka pranuar se është personi që shfaqet në video dhe djaloshin të cilin e rreh e ka të afërm, që kishte shkuar për të jetuar me të pasi kishte humbur të dy prindërit”, ka njoftuar zëdhënësja e policisë nigeriane Bala Elkan.

    https://www.youtube.com/watch?v=NfSUAHDhYyw

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!