×
  • Extra
  • Extra

    Pamje të rënda! Burri e nxjerrë në ballkon viktimën me fyt të prerë

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 23:10

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Costa Del Sol, ku një burrë i armatosur nxorri viktimën e plagosur në ballkon.


    Sulmuesi ishte me pantallona të shkurtra plazhi dhe mbante një thikë kuzhine në dorë, ndërkohë që pranë tij qëndronte një burrë, i cili kishte gjakderdhje nga qafa.

    Fytyra e viktimës ishte mbuluar me një bluze të bardhë, duart i kishte të lidhura.

    Sipas mediave të huaja, sulmuesi i kishte prerë fytin burrit dhe e kishte nxjerrë para të gjithëve. Turistët u shokuan nga ngjarja, por nuk hezituan ta filmojnë momentin për ta raportuar në autoritetet përkatëse.

    Forcat e policisë arritën shumë shpejt në vendngjarje dhe arrestuan të armatosurin. Ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!