×
  • Extra
  • Extra

    Pamje të uraganit Zeta – valë më të larta se 15 metra, erë me shpejtësi deri 177 km/h

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 9:24

    Uragani Zeta përfshiu juglindjen e Luizianës mbrëmjen e së mërkurës herët si një stuhi e nivelit të lartë të kategorisë 2.


    Por çfarë do të thotë kjo?

    Zeta bëri zbarkimin me erëra 110 mph (177 km/h) dhe do të kishte qenë një stuhi e Kategorisë 3 me erëra 115 mph.

    Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë platformat në Gjirin e Meksikës që kanë regjistruar shpejtësinë e erës dhe valët, dhe ua kanë dërguar të dhënat menaxherëve dhe meteorologëve.

     

    Kështu, një platformë në jug të Luizianës në Gjirin e Meksikës tregoi shpejtësi të erës me 150 mph dhe valë më të larta se 15 metra.

    Zeta është stuhia e 11-të me këtë emër që godet Shtetet e Bashkuara këtë sezon dhe është stuhia e pestë me këtë emër që bën zbarkimin në Luiziana këtë sezon uraganesh, i cili zyrtarisht nuk përfundon deri më 30 nëntor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!