Pamjet e një aksidenti të tmerrshëm në Slloveni: Vetura godet kamionin dhe e nxjerr nga rruga

Një aksident i rëndë automobilistik nga i cili ka gjetur vdekjen një shofer kamioni 53-vjeçar hungarez ka ndodhur në një autostradë të Sllovenisë.


Kamioni, së bashku me shoferin, ra mbi rrethojë në një humnerë rreth 20 metra thellësi, raporton Nezavisne Novine.

Sipas informacionit të parë të siguruar nga portali Klip.si, shoferi slloven (41) i makinës së pasagjerëve Opel Corsa u përplas me kamionin për shkak të një shpejtësie së pa kontrolluar, por që nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Pamjet e tmerrshme të rrëzimit u publikuan nga kompania sllovene e autostradave Dars si një paralajmërim për drejtuesit që pakujdesia gjatë vozitjes mund të ketë pasoja fatale.