×
  • Extra
  • Extra

    Pamje tronditëse: Mushkëritë “si qymyr” të duhanpirësit që pinte një pako në ditë

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 10:09

    Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira të një duhanpirësi, i cili e piu duhanin për 30 vjet.


    Në vend që të ishin një ngjyrë rozë e shëndetshme, ato ishin si qymyr në ngjyrë nga mbetjet e duhanit për vite me radhë, duke i bllokuar ato.

    Mjekët nga spitali Jiangsu në Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

    Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit”.

    Ajo u ngarkua në internet me titullin: “A keni ende guximin të pini duhan?”

    Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt se nuk do të ishin në gjendje t’i përdorin ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!