×
  • Extra
  • Extra

    Para 2 viteve ishte raportuar si e zhdukur, 46-vjeçarja shfaqet duke notuar në brigjet e Kolumbisë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 17:12

    Një grua e cila ishte e raportuar e zhdukur për dy vite, është shfaqur së fundmi duke notuar në brigjet e Kolumbisë.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja humbi kontaktin me të afërmit e saj rreth dy vite më parë, ndërsa këta të fundit nuk ia kishin idenë se ku mund të ishte.

    Ajo u gjet rreth një milje larg një plazhi gjerësisht në qytetin e Puerto Colombia në Atlantico.

    Gruaja nga Amerika Latine u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe, e cila u ‘zbulua’ nga peshkatari Rolando Visbal.

    Gaitan ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, me shenja hipotermie.

    Ndërkohë ende nuk dihet se ku gjendej ajo dy vitet e kaluara dhe se si përfundojë 46-vjeçarja në det, mirëpo autoritetet vendore janë duke e hulumtuar rastin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!