×
  • Extra
  • Extra

    Partneri u gjunjëzua t’i propozoi martesë të dashurës, ndodh e papritura që do ta kujtojnë gjithë jetën

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 10:41

    Thuhet se momenti më i lumtur i jetës së një femre, është kur partneri i jetës gjunjëzohet për t’i propozuar martesë.


    Por, kështu nuk ndodhi me një vajzë nga New Yorku, e cila nuk shijoi edhe aq gjatë momentin kur partneri u gjunjëzua, pasi që fotografja që po e dokumentonte këtë moment u godit nga një çiklist, transmeton Telegrafi.

    Në atë moment i riu që ishte gjunjëzuar dhe që ishte identifikuar si Chris Pain, i pyet ata nëse kanë pësuar lëndime nga rrëzimi. E për fat të mirë u konstatua se ata i shpëtuan më të keqes.

     

    Sidoqoftë, ky moment i çiftit do të mbahet në mend gjatë tërë jetës, pasi që në njëfarë mënyre edhe u duk paksa qesharake dhe fotografja e tyre e “pafat” u ka premtuar një fotosesion tjetër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!