×
  • Extra
  • Extra

    Pas 10 viteve në arrati, i dënuari austriak me vetëdëshirë kthehet në burg

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 13:36

    Një i burgosur i arratisur u shfaq pas 10 viteve në arratisje përpara një stacioni policor në Salzburg me dëshirën për t’u kthyer në qelinë e burgut.


    Austriaku, 64 vjeçar, pas arratisjes jetonte në Tenerife, por tani, në moshë të shtyrë, vendosi të kthehej në atdhe. Ai mbërriti me dy valixhe përmes Mynihut në Salzburg, ku trokiti në derën e stacionit të policisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    I arratisuri u tha policëve se Tenerife nuk është më siç kishte qenë përpara, se nuk e kishte bukurinë që e kishte pasur dhe se jetoi atje tashmë për një kohë të gjatë. Duke verifikuar identitetin e tij, doli se ai kishte ikur nga burgu Schwarzwalde am Steinfeld.

    Në marrëveshjet me gjykatën dhe prokurorinë, ai u transferua në një burg në Salzburg. Në dhjetor të vitit 2008, ai u arratis, dhe atë vetëm gjysmë viti para se dënimi ti skadonte.

    Pasi që në Austri, arratisja nga burgu nuk është e dënueshme, austriaku do të duhet të vuajë vetëm gjysmë viti burg, që i ka mbetur nga dënimi i mëparshëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!