×
  • Extra
  • Extra

    Pas 13 viteve hapet pyetja për një milion funta në milionerin britanik

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 12:54

    Nuk ndodh çdo ditë që një garues në kuizin e famshëm “Milioner” të hapë pyetjen e fundit dhe më të vlefshme. Në versionin britanik të kuizit kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2006, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë, John Robinson, profesor i gjuhës angleze nga Birminghami, i cili u përgjigj saktë në 14 pyetje, u gjend para shancës që të përgjigjej në pyetjen për një milion funta.

    Pyetja ishte si më poshtë:

    Cili nga kryeministrat britanik nuk ka qenë kurrë ministër i Punëve të Jashtme?

    A) Winston Churchill

    B) Alek Douglas-Houm

    C) Anthony Idn

    D) Harold McMillan

    Konkurrenti përfundimisht vendosi të heqë dorë, sepse nuk ishte i sigurt për përgjigjen gjersa në shtëpi shkoi me gjysmë milion funta.

    Alec Douglas-Houm, përpara se të bëhej Kryeministër në vitin 1963, ishte Ministër i Punëve të Jashtme që nga viti 1960. Anthony Idn ishte Ministër i Jashtëm i Britanisë në tri raste (1935-1938, 1940-1945 dhe 1951-1955) dhe Kryeministër në vitin 1955. Harold McMillan ishte Kryeministër që nga viti 1957 dhe më pas u emërua në postin e Ministrit të Jashtëm në vitin 1957 .

    Pra, përgjigja e saktë është – Winston Churchill! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!