×
  • Extra
  • Extra

    Pas 18 vjetësh, 42 vjeçarja lind pesënjakë

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 23:55

    Një 42 vjeçare në Nigeri lindi 5 fëmijë binjakë pas 18 viteve pritje.


    Fëmijët, dy vajza dhe tre djem lindën më 17 prill me operacion cezarian dhe si e ëma e tyre, e identifikuar si Uchenna Okeigbo, dhe fëmijët gëzojnë shëndet të mirë.

    Në një intervistë për medie ajo falënderoi Zotin për dhuratën e madhe ndërsa shtoi: “Nuk është e lehtë të rrisësh 5 fëmijë njëherësh”.

    Babai i tyre është në moshën 47-vjeçare dhe e quajti momentin më të bukur të jetës së tyre, shkruan noa.al.

    “Falënderoj bashkëshorten që tregoi respekt gjatë 18 viteve tona pa u zënë një herë me mua. Gjithashtu i jam falënderues familjes së saj që qëndroi pranë nesh”, tha ai.

    Gjithashtu, burri i bëri thirrje qeverisë por dhe shoqatave ta ndihmojnë për të rritur 5 fëmijët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!