×
  • Extra
  • Extra

    Pasi zemra nuk i punoi për 45 minuta, alpinisti amerikan u shpëtua dhe tani është gjallë

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 23:19

    Alpinisti që u shpëtua pasi humbi në Parkun Kombëtar Amerikan gjatë natës u rikthye në jetë pavarësisht nga fakti se zemra e tij nuk punoi për 45 minuta, raporton BBC.


    Zemra e alpinistit ndaloi në spital

    Michael Knapinski, 45-vjeç, humbi javën e kaluar në Parkun Kombëtar Rainer, ku temperaturat ishin shumë të ulta.

    Pasi u gjet ai u dërgua me ajër në një spital në Seattle. Kur arriti në spital, ai kishte një puls, por më pas zemra e tij u ndal, transmeton Telegrafi.

    “Zemra e tij u ndal ndërsa ai ishte në dhomën e urgjencës”, tha doktor Jenelle Badaluk.

    Mjekët e ringjallën dhe e lidhën me ECMO

    Një ekip mjekësh më pas kryen reanimacion kardiopulmonar në Knapinski dhe e lidhën atë me një pajisje ECMO që derdhte gjak nga trupi i tij në mushkëri dhe zemër, duke mundësuar kështu ruajtjen e rrjedhjes së gjakut në trupin e tij. Pas 45 minutash, zemra e tij filloi të rrihte përsëri, dhe dy ditë më vonë ai u zgjua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!