Pasuli, gjella e preferuar e kosovarëve, më shumë e duan me mish

Kur flasim për ushqimin, jo çdoherë triumfojnë ushqimet e shpejta.


Madje, te shqiptarët ushqimet tradicionale zënë një vend tepër të rëndësishëm.

Mes tyre është edhe fasulja, apo siç përdoret në gjuhën popullore pasuli.

Edhe ky ushqim përgatitet lehtë dhe shihet si një zgjedhje e përkryer dhe e lirë.

Diçka interesante është se kjo gjellë kërkohet shumë gjatë verës, nga ana e mërgimtarëve.