×
  • Extra
  • Extra

    Pasuria e gjetur në varrin e Tutankhamonit që mahniti botën

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 23:01

    Kur egjiptologu britanik Howard Carter zbuloi varrin e Tutankhamonit në vitin 1922, nuk mund ta imagjinonte se çfarë pasurie kishte brenda.


    Gërmimi i varrit në Luginën e Mbretërve zgjati tetë vjet dhe u dokumentua nga fotografja Harry Burton.

    Këto imazhe historike që ofrojnë një pasqyrë të pashembullt të gërmimeve janë ngjyrosur nga Dynamichrome dhe ofrojnë një spektakël edhe pas shumë vitesh.

    Fotografitë e Burton tregojnë disa nga pasuritë e pabesueshme që gjenden në varr, të tilla si statuja, vazo, rroba dhe instrumente muzikore, si dhe arkeologët që punojnë, transmeton TCH.

    “Sapo sytë u mësuan me errësirën, brendësia e dhomës u hap gradualisht para nesh, me përzierjen e çuditshme dhe të mrekullueshme të objekteve të jashtëzakonshme dhe të bukura të grumbulluara në krye të njëri-tjetrit”, – shkroi Carter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!