Nëna e presidentes, Vjosa Osmani, dje është pensionuar pasi ka arritur moshën për pension.
Puna e saj ka qenë mjaft fisnike dhe në ndihmë të qytetarëve, me theks të veçant banorëve të Komunës së Mitrovicës.
Si infermiere ajo ka punuar për 46 vite, ndërsa angazhimi saj nuk mungoi as gjatë gjithë pandemisë.
Përmes një postimi njëra nga motrat e presidentes, ka publikuar një fotografi duke festuar ditëlindjen dhe pensionimin e saj, ndërsa nënën e tyre e kanë uruar duke konsideruar si shembull të gruas së fortë e zemër bardhë.
Postimi i plotë:
Pas 46 vite pune, Mami infermiere me profesion u pensionua.
Të paqim me jetë të gjatë, je shembull i gruas së fortë e zemër bardhë.
Të falënderojmë për të gjitha, mbretëresha jonë?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.