×
  • Extra
  • Extra

    Për çfarë mund ta përdorni hirin nga djegia e druve

    Reporteri
    07 Dhjetor 2023 | 8:23

    Hiri i druve të zjarrit është një gjë aq i dobishëm sa mund të përdoret në shumë mënyra, kështu që nëse ngroheni me dru, mos e hidhni në asnjë mënyrë.

    Hiri mund të jetë një ndihmë e përkryer për pastrimin e shtëpisë ose një nxitje që bimët të zhvillohen më shpejt, dhe ja si mund ta përdorni ndryshe!

    Fermerët e dinë shumë mirë se sa i mirë mund të jetë hiri i drurit për tokën, ndaj e përdorin shpesh si suplement për të rritur aciditetin e tokës.
    Është veçanërisht i mirë për bimët që duan kalcium si p.sh.. domatet, spinaqi, hudhra, por edhe trëndafilat. Përpara mbjelljes së këtyre bimëve, shtoni një çerek filxhani hirit të drurit në tokë.

    Gjithashtu, kur e përzieni hirin me ujë dhe e lini të qëndrojë disa ditë, e më pas e kulloni, keni marrë një kullesë të shkëlqyer për pastrimin e rrobave, dyshemeve, enëve të argjendit, ndryshkut nga sipërfaqet e mermerit.

    Një version pak më i trashë i hirit dhe ujit në formën e një paste mund të heqë njollat nga mobiliet. Gjithashtu, sapuni nga kullesa është i shkëlqyeshëm për ata me flokë të yndyrshëm.

    Hiri bën një punë të mirë në largimin e aromave të pakëndshme në shtëpi, por dhe në frigorifer, ndërsa vepron njësoj me uthullën që e lini për të “hequr” aromën e disa ushqimeve bajate.

    Disa dëmtues të caktuar, si kërmijtë dhe insektet e ndryshme, nuk e tolerojnë hirin, ndaj do të shpëtoni shumë lehtë me nga ata me ndihmën e këtyre “mbeturinave”. E njëjta gjë vlen edhe për milingonat – spërkatni milingonat me hi dhe ato do të largohen menjëherë.

    Gjithashtu është e dobishme të spërkatni pak hi në cepat e bodrumit, sepse në këtë mënyrë do të largoni minjtë, buburrecat dhe grabitqarët e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!