×
  • Extra
  • Extra

    Për herë të parë në botë, mjekët realizojnë transplantin e të dy krahëve

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 16:00

    Një islandez që iu nënshtrua transplantit të parë të dyfishtë të krahëve dhe shpatullave, po e merr veten pas operacionit, dy dekada pas aksidentit që i mori atij të dy gjymtyrët.


    Mjekët thanë se është e paqartë se sa lëvizshmëri do të ketë 48-vjeçari Felix Gretarsson, pas operacionit të kryer në qytetin francez të Lionit. Por nëse ai do të mund të rifitojë mundësinë për përthyer bërrylin, kjo do ti ndryshonte jetën. Më 12 janar 1998, Gretarsson, një elektricist, po punonte në një shtyllë tensioni të lartë kur një valë 11 mijë voltëshe i dogji duart dhe e rrëzoi atë në tokë.

    Ai pësoi fraktura të shumëfishta dhe lëndime të brendshme dhe qëndroi për tre muaj në koma, kohë gjatë të cilës kirurgët i prenë të dy krahët. Ai iu nënshtrua edhe disa operacioneve të tjera, përfshirë një transplant të mëlccisë.

    Kur pionieri i transplantit të krahëve, Jean Michel Dubernard, vizitoi Reykjavikun për një konferencë, Gretarsson e kishte pyetur nëse ishte e mundur që ti zëvendësoheshin të dy gjymtyrët e humbur.

    Operacioni ishte ëndrra e tij e madhe – thotë bashkëshortja e tij, duke shtuar se vetë ajo asnjëherë nuk e kishte konsideruar operacionin të domosdoshëm. U deshën vite për të gjetur donatorët e përshtatshëm, e gjatë kësaj kohe, rreth 50 persona të stafit mjekësor u angazhuan në përgatitjet për operacionin.

    Katër ekipe kirurgjikale u përfshinë për të minimizuar kohën e tranzicionit mes donatorit dhe marrësit. Mjekët thanë se pritshmëritë ishin që krahu i djathtë të bëhej funksional më shumë se ai i majtë, që ka nevojë edhe për një rindërtim të plotë të shpatullës. Nëntë ditë pas operacionit ndërkohë, mjekët thonë se nuk ka patur asnjë komplikacion serioz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!