×
  • Extra
  • Extra

    Për ta mësuar fatin, lexoni shenjën tuaj

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 8:20

    Dashi
    21.03-20.04
    Jeni të gatshëm të largoheni pak nga njerëzit dhe të pushoni. Lejoni të dashurin t’ju përkëdhelë. Nëse vazhdoni të pranoni të njëjtat kushte, do të pësoni. Mos u ndjeni fajtor pse po merrni një pushim, edhe nëse ju duhet të përfundoni një projekt. Keni punuar mjaft shumë për të, lejoni që edhe kolegët tuaj të japin kontributin e tyre. Nëse jeni duke rënë në dashuri, mbani ndjenjat e fshehta për pak kohë.

    Demi
    21.04-20.05
    Nuk ju ka hije të mbani qëndrimin e atij që duhet bërë model për të tjerët. Më me qejf do të përfshiheni në role tjera. Fillimisht, aranzhimi i një marrëveshjeje do t’ju bëjë të ndiheni çuditshëm dhe jo rehat. Me kalimin e kohës do të filloni të çmoni pak nga pak punën dhe detyrat që partneri juaj i ka kryer gjithmonë. Nëse jeni beqar, mund të jetë sepse jeni duke kërkuar një tip të dalë mode.

    Binjakët
    21.05-20.06
    Kushtoni rëndësi përmbushjes profesionale. Ka qenë e vështirë të gjeni punën që ju pëlqen, por kjo do të ndryshojë. Jini të gatshëm të pranoni ndonjë pozitë më të ulët që kërkon potencial të madh. Në fillim puna do t’ju duket e vështirë, por kjo ndodh për shkak se jeni mësuar me gjëra të lehta. Sapo të kuptoni përgjegjësitë që keni, do të nisni të bëni marrëveshje më të mëdha dhe më të mira.

    Gaforrja
    21.06-20.07
    Humori dhe entuziazmi juaj do të thyejë dyert që dikur e bllokonin progresin tuaj. Kur të përballeni me ndonjë vështirësi, trajtojeni si shaka të madhe. Kjo barrierë do t’ju gjejë mënyrën dhe shansin për t’u larguar nga turma. Suksesi juaj do të varet nga mënyra sesi përballeni me marketingun. Nëse keni rast, kryeni një kurs të avancuar. Punëdhënësi juaj do të paguajë këto trajnime sepse ju bëjnë më të vlefshëm në vendin e punës.

    Luani
    21.07-20.08
    Keni dyshime për një person të ri që duket se është i etur për t’ju njohur. Do të ndiheni më të sigurt nëse e mbani nën kontroll. Vendosni nëse dëshironi që qëndrimi juaj do t’ju ndalojë të bëni ndonjë aleancë të fuqishme. Nëse lëshoni pe vetëm pak, do të krijoni një bashkëpunim të suksesshëm. Keni nevojë për dikë që është i dhënë pas fakteve dhe shifrave. Kur partneri juaj t’ju japë këto informata të vlefshme, do të mund t’i shfrytëzoni për një produkt ose shërbim fitimprurës.

    Virgjëresha
    21.08-20.09
    Keni zemër shumë të butë por nuk keni dëshirë ta shfaqni. Vetëm njerëzit më të afërt dinë dëshirat tuaja. Nëse dukeni të irrituar kjo është sepse jeni duke kërkuar shoqërinë e një personi të veçantë. Lini anash punën dhe aranzhoni një takim romantik. Punët po ju pengojnë marrëdhënien. Jeni beqar? Mbase është koha të largoheni nga zyra dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës private.

    Peshorja
    21.09-20.10
    Asnjëherë nuk ka qenë koha më e përshtatshme të organizoni punët në shtëpi. Pastroni vendin nga fundi në krye. Largoni disa gjëra që nuk ju duhen më. Mund t’i shisni ose t’i dërgoni për bamirësi. Sa më shumë hapësirë që i krijoni vetes, aq më të lehtë do ta keni të shfrytëzoni kreativitetin tuaj. Nëse jeni duke kërkuar të ktheni formën e trupit? Investoni në ndonjë fitnes.
    Akrepi

    21.10-20.11
    Është radha juaj të llastoheni pak. Lejoni të dashurit të kujdeset për ju. Megjithëse jeni shumë të aftë, do të keni nevojë të pushoni pak. Një dhuratë e bukur që do të merrni, do t’jua përmbush zemrën. Është mirë të dini se jeni të vlerësuar. Mos u ndjeni fajtor pse keni dëshirë të kënaqeni me gjëra të vogla në jetë. Askush nuk mund të ju akuzojë që jeni treguar përtac. Meritoni luksin edhe pse nuk e besoni.
    Shigjetari

    21.11-20.12
    Do të qetësoni nervat duke kaluar më shumë kohë në shtëpi. Kohëve të fundit, keni vrapuar kudo. Do të jetë si lloj terapie nëse qëndroni gjithë ditën në një vend. Disa anëtarë të familjes kanë pasur mall për ju. Është koha të kaloni më shumë kohë së bashku. Nëse njëri prej tyre dëshiron të shkojë në ndonjë koncert ose shfaqje, përgjigjuni ftesës. Prezenca juaj nënkupton gjithçka për të.
    Bricjapi

    21.12-20.01
    Keni vendosur të kaloni kohë të mirë, edhe nëse ndjeni presion. Kohëve të fundit keni tejkaluar përgjegjësitë tuaja për miqtë. Tani, e keni rastin t’i kushtoni rëndësi vetes. Shkoni në ndonjë udhëtim të shkurtër, kurs ose lexoni ndonjë libër që gjithmonë keni pasur dëshirë ta lexoni. Mos e justifikoni sjelljen tuaj para disa njerëzve që ju kritikojnë. Ata janë bërë shumë të varur nga ju. Është koha që të mësojnë t’i kryejnë vetë detyrat e tyre.

    Ujori
    21.01-20.02
    Një mundësi për të bërë para, është shumë afër jush. Është mundësia juaj për të themeluar ndonjë kompani në fushën që ju pëlqen. Mos e lini pa aplikuar nëse shihni konkurs për ndonjë pozitë të profilit të lartë. Keni të gjitha kualitetet që dëshiron punëdhënësi: organizimin, besnikërinë dhe vizionin. Mos u frikësoni të kërkoni pagë më të madhe sesa që u është ofruar. Njerëzit me aftësitë e juaja duhet të vlerësohen më shumë.

    Peshqit
    21.02-20.03
    Ju e dini çfarë doni por keni frikë ta kërkoni. Përfitoni nga rasti të shkruani ndonjë libër, të shkoni në ndonjë udhëtim ose të publikoni ndonjë artikull. Kohëve të fundit, njerëzit ju kanë fshehur disa detyra, duke besuar se jeni të aftë vetëm për disa gjëra. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ju jeni një nga njerëzit më të aftë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!