×
  • Extra
  • Extra

    Për të mësuar fatin, lexoni çka thotë shenja juaj

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 8:22

    Dashi
    21.03-20.04
    Mos prisni lejen e një eprori. Vazhdoni tutje. Askush nuk do të mund t’ju ndalojë. Guximi juaj tërheq shumë admirues. Dikush që është impresionuar me guximin tuaj do të bëjë një hap drejt jush. Por megjithëse keni dëshirë për të flirtuar, zemra juaj i takon dikujt tjetër. Për këtë duhet të angazhoheni, por megjithatë është një lloj sfide që ju pëlqen.

    Demi
    21.04-20.05
    Kur punoni në mënyrë të fshehtë, ndjeni liri të mjaftueshme. Jeni lodhur duke qenë nën vëzhgimin e mbikëqyrësit tuaj. Duke qenë të lirë të përdorni imagjinatën tuaj, do të tregoheni më kreativ. Kujdes kur punoni me mjete të mprehta sepse mund të ndodh ndonjë aksident. Mund të mos dukeni shumë të sofistikuar kur vishni pajisjet e sigurisë, por siguria është më e rëndësishme sesa pamja.

    Binjakët
    21.05-20.06
    Jeta juaj shoqërore është shumë e mbushur me ngazëllim. Do të kënaqeni duke marrë pjesë nëpër festa. Mbani sytë hapur për një person të ri që po ju bën të qeshni. Nëse bashkoheni me këtë tip rebel do të përjetoni gjëra interesante. Jeni lodhur duke bashkëpunuar me dikë që ka ide të vogla. Nëse zhvilloni planin tuaj të biznesit, do të gjeni përmbushje emocionale dhe financiare.

    Gaforrja
    21.06-20.07
    Nëse doni të fitoni një punë të rëndësishme, duhet t’i përvisheni punës drejt majës së suksesit. Shumë njerëz janë të etur të marrin këtë pozitë, kështu që mos ua lini mundësinë e hapur. Duke promovuar talentin tuaj do t’i lini jashtë garës. Nëse duhet t’i jepni mësim dikujt që po përpiqet t’ju turpërojë, bëjeni. Njerëzit që s’ju njohin mirë do të ju akuzojnë se po tregoheni të pamëshirshëm, por njerëzit që ju duan e dinë mirë se nuk është ashtu.

    Luani
    21.07-20.08
    Një iniciativë marketingu do të ju shpaguhet mirë. Nëse jeni duke kërkuar punë, dërgoni CV-në në kompani që ju interesojnë. Përshtatni aplikimin tuaj me kërkesat e punëdhënësve. Keni biznesin tuaj privat? Mbase është koha të nënshkruani një marrëveshje të madhe. Po ashtu mund të vendosni njoftimin nëpër revista dhe gazeta. Imagjinoni klientin tuaj ideal dhe pastaj lansoni fushatat promocionale.

    Virgjëresha
    21.08-20.09
    Është koha të mblidhni disa borxhe. Keni qenë mjaft të durueshëm. Nëse vazhdoni të lini anash këtë obligim, disa manipulues do të përfitojnë prej jush. E vërteta e hidhur është se ky person ose kompania që ju ka borxh, ka mjaft para për t’ju paguar. Ata vetëm po përfitojnë nga mirësia juaj. Do të ishte mirë të plotësoni dokumentet e nevojshme, pasi kjo mund të jetë mënyra e vetme për të kthyer paratë tuaja.

    Peshorja
    21.09-20.10
    Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me mikun e ngushtë, të dashurin ose partnerin. Ky person nuk ka fuqi të mjaftueshme për të larguar nga rruga pengesat. Me ndihmën tuaj, ai do të ec përpara. Ndiheni mirë që do të mund të asistoni por nuk keni dëshirë që i dashuri juaj të ndjejë se ka obligime ndaj jush. Megjithatë, duhet t’i jepni rastin t’ju falënderojë dhe pastaj mos e diskutoni më këtë çështje.

    Akrepi
    21.10-20.11
    Keni shumë gjëra për të bërë dhe nuk ka kohë për të humbur. Për fat të mirë, keni një punë të mirë. Askush nuk është më përgjegjës sesa ju kur është fjala për të lënë përshtypje të mirë. Nëse dëshiron të punoni për një person prestigjioz, fillimisht ofroni shërbime falas. Pastaj, ai do të ndahet i kënaqur me kontributin tuaj dhe do të ju ofrojë pagë impresive. Bëni marrëveshje me shkrim. Nuk duhet të lejoni hapësirë për konfuzion.

    Shigjetari
    21.11-20.12
    Ndani kohë për argëtim. Keni përmbushur në mënyrë ideale disa përgjegjësi private. Tani është koha të pushoni dhe të relaksoheni. Nuk jeni tip që shkon dhe ulet në plazh. Në vend se ta bëni këtë, preferoni të mësoni ndonjë sport të ri. Sa më aktiv që jeni, aq më të lumtur do të ndiheni. Jeni duke kërkuar dashuri? Do ta gjeni gjatë një udhëtimi. Mbani sytë hapur për një aventurist rebel. Mes jush do të ndizen shkëndija.

    Bricjapi
    21.12-20.01
    Një shëtitje me familjen do të jetë më argëtuese sesa e keni menduar. Është koha të çliroheni dhe të lini familjarët të marrin role të reja. Do të ndiheni mirë kur të zbuloni se disa prej tyre janë liderë të mrekullueshëm dhe disa të tjerë kanë ide të mrekullueshme. Krejt çka duhet bërë është të gjeni një mënyrë të re për të bashkëpunuar. Askush nuk dëshiron të mos i njihet kontributi, sidomos ju.

    Ujori
    21.01-20.02
    Zhvillimi i aftësive që kanë të bëjnë me makineri dhe kompjuterë do të kontribuojnë në buxhetin tuaj privat. Kur të angazhoheni në detyra që paguhen mirë do të keni edhe kohë të mjaftueshme për të udhëtuar, shkruar ose studiuar. Një shpirt i lirë si ju, do të kënaqet duke punuar në mënyrë të pavarur. Do të ndiheni të çliruar me mundësinë për të përzgjedhur vetë klientët tuaj. Jeni lodhur duke u urdhëruar nga njerëz që nuk e çmojnë talentin tuaj.

    Peshqit
    21.02-20.03
    Kontrolloni më mirë financat. Krijoni shprehinë për të hulumtuar llogaritë bankare, për të kërkuar gabime. Gjëja e fundit që ju duhet tani është të ngarkoheni me pagesa shtesë. Nëse nuk jeni të sigurt se si duhet të kontrolloni pagesat, mësoni si duhet ta bëni. Askush nuk mund të mbrojë interesat tuaja më mirë se ju. Keni nevojë për më shumë burime parash? Mund të gjeni një punë të mrekullueshme që lidhet me sigurinë, fitensin ose shërbime tjera emergjente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!