×
  • Extra
  • Extra

    Përleshja e tre vajzave për një djalë përmbyt ndërtesën 9 katëshe

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 14:59

    Një përleshje mes tre vajzave për një djalë, në një konvikt studentësh jashtë kampusit të qytetit në Atlanta, bëri që një tub të shpërthente dhe ndërtesa 9-katëshe të përmbytej.


    Dëshmitarët okularë regjistruan një video me celular të momentit të përleshjes së grave me njëra-tjetrën.

    Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një kompleks banimi, ku jetojnë studentët e Universitetit Shtetëror të Georgias.

    Sipas policisë, 19-vjeçarja Tamia Robinson u përlesh me dy vajza të tjera në katin e nëntë të kompleksit.

    Gjatë përleshjeve që pasuan një tub uji shpërtheu duke përmbytur të gjithë ndërtesën.

    Sipas dëshmitarëve sherri filloi për një djalë.

    Përmbytja shkaktoi evakuimin e banorëve nga ndërtesa duke i detyruar të rrinë jashtë në temperatura të ftohta.

    Robinson u arrestua me akuzën e dëmtimit të pronës dhe sjellje të çrregullt.

    Gjithashtu edhe vajza tjetër, 18-vjeçarja Tashiane Richardson që u përfshi në sherr u akuzua për sjellje të çrregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!