×
  • Extra
  • Extra

    Përleshje zvarranikësh, anakonda “i merr shpirtin” krokodilit

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 16:46

    Dy zvarranikë kanë luftuar deri në vdekje në ujërat e Amazonës. Anakonda rreth 8.5 metra e gjatë shihet se si ka rrethuar krokodilin “caiman”, një nga speciet më të vogla.


    Fotografitë që po bëjnë xhiron e rrjetit i ka realizuar fotografi Kevin Dooley. Ai po hante drekë në Brazil kur vuri re se zvarranikët po përlesheshin.

    Kevin tha se anakonda e rrethoi krokodilin derisa ia këputi të gjitha këmbët. Gjarpri u largua vetëm kur mori një kafshim të fortë në qafë, oranews.

    Ndërsa krokodili pa këmbë mbeti i vetëm duke luftuar me vdekjen, por nuk ia doli të mbijetonte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!