×
  • Extra
  • Extra

    “Përputhen”, “Çka ka shpia” dhe “Big Brother”, fjalët që kosovarët i kërkojnë më së shumti në Youtube

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 21:28

    “Përputhen”, “Çka ka shpia” dhe “Big Brother” janë tri fjalët më të kërkuara nga kosovarët në Youtube gjatë vitit 2021.

    Në mesin e dhjetë fjalëve për të cilat kosovarët kanë kërkuar më së shumti video në këtë platformë janë edhe “Më fal” [serial turk], “Big Brother Albania”, “Don Xhoni”, “Big Brother Vip”, “Muzikë”, “Big Brother Vip Albania” dhe “Hitet”.

    Këto statistika janë publikuar në faqen e kompanisë Kerolli, e cila është e specializuar për marketing digjital, bazuar në raportin e “DIGITAL SHQIP 2022”.

    Sikur në Kosovë edhe në Shqipëri fjala “Përputhen” është fjala më e kërkuar në Youtube.

    Veçse vendin e dytë për kërshërinë e shqiptarëve e zë “Big Brother”, kurse fjala e tretë më e kërkuar në Youtube për Shqipëri është “Portokalli”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!