Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale po bën xhiron e botës, kjo për faktin se në të shfaqen dy djem të moshës dyvjeçare të cilët me sa duket ishin përmalluar për njëri-tjetrin, sepse në momentin që takohen nuk mund të ndalen duke u përqafuar.
Michael Cisneros ka shpërndarë videon emocionuese të Maxwell dhe Finnegan, të cilët vrapojnë në përqafim të njëri-tjetrit në një rrugë në qytetin e New Yorkut.
E prej se është shpërndarë videoja është shikuar nga më shumë se 11 mijë persona dhe ka nxitur mijëra komente pozitive, duke thënë shumica se ata duhet të shërbejnë si model edhe për të rriturit.
Ata janë takua për herë të parë një vit më parë dhe sipas babait të Cisneros që deklaroi për ABC News, prej atëherë dyshja janë bërë të pandashëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.