×
  • Extra
  • Extra

    Përse nuset e bartin vellon: Kur të dëgjoni arsyen, do të befasoheni

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 22:13

    Ekzistojnë zakone të llojllojshme dasmash, mirëpo arsyeja se si ky zakon ka lindur është larg nga romantika

    Nuset vellon e bartin që nga koha romake, edhe pse arsyeja për të nuk është edhe aq përrallore dhe romantike, siç kemi menduar. Në atë kohë, femrat nga koka deri te thembrat kanë qenë të mbuluara me pëlhurë të kuqe.

    Pëlhura është dashur të paraqesë nusen në zjarr, në mënyrë që ajo t’i largojë dhe t’i frikësojë të gjithë shpirtrat e këqij të cilët do të dëshironin t’ia hidhnin mallkimin çiftit, transmton Telegrafi.

    Me kalimin e kohës dhe me ndërrimin e modës, nuset kanë filluar të bartin vellon për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij.

    Deri në ditët e sotme velloja bartet për të mbuluar fytyrën para dhëndrit te rastet e martesave me shkuesi.

    Sot, më së shpeshti, velloja paraqet më shumë aksesor dhe stoli, se sa që simbolizon zakonet e vjetra.

    Përjashtim mund të gjejmë në kulturën hebraike, ku nuset bartin vellon në mënyrë që t’i tregohet publikut që dhëndri nuk martohet me nusen vetëm për shkak të dukjes së saj fizike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!