Vdekja e befasishme e këngëtarit dhe kitaristit të famshëm, ish-anëtar i Beatles, John Lennon, ka tronditur miliona njerëz në mbarë botën.
Vrasja ndodhi vetëm një muaj pasi u kthye në skenën muzikore me albumin Double Fantasy. Lennon më 8 mars 1980, u qëllua përpara rezidencës së tij në Nju Jork, nga një roje 25-vjeçar i sigurisë Mark David Chapman. Publiku i botës ishte edhe më i befasuar nga motivi i Chapman – ai pretendonte se kishte vrarë Lennonin vetëm për shkak se donte të bëhej i famshëm dhe vrasësi i të famshmëve të tillë automatikisht bëhej i famshëm, transmeton Reporteri.net.
Chapman kishte qenë mendërisht jo stabil përpara vrasjes së tij, dhe më vonë u diagnostikua me skizofreni paranojake. Disa pohojnë se Chapman ishte i zemëruar me deklaratën e Lennon se Beatles ishin “më të popullarizuar se Jezusi” dhe se ky ishte motivi i vërtetë për vrasjen.
Së shpejti, fotografia e fundit e Lennonit ët gjallë u shfaq në publik. Ajo tregon një skenë ku asgjë nuk është e çuditshme: Lennon jep një autograf për një fans, në kopertinën e albumit të tij të fundit. Fotografia u shkrep vetëm gjashtë orë para vrasjes. Autori i fotografisë është shoku i Lennon, Paul Goresh. Pas shkrepjes së fotografisë Lenon hypi në makinë dhe u largua. Ai u vra atë natë pothuajse në të njëjtin vend ku u pa për herë të fundit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.