Protokolli mbretëror thotë se mbretëreshës angelze të gjithë duhet t’i drejtohen në mënyrë të caktuar, posaçërisht nëse këtë e bën një person që nuk është anëtar i familjes mbretërore. Megjithatë, ekziston një person që e ka bërë këtë, transmeton Reporteri.net.


Eksperti i Mbretëreshës Elizabetë, Richard Ficwiliams shpjegon se është e rrallë që dikush që takon Mbretëreshën Elizabetë në publik, lejohet t’i drejtohet me emër. Ficviliams zbulon se një njeri i cili u lejua ta thërriste Elizabetën në emër, ky ishte dikush që admiroi, dhe bëhej fjalë për Nelson Mandelën.

Reklamë

Vizita e saj shtetërore në Afrikën e Jugut më 1995, kur ai ishte president, ishte një nga më të rëndësishmet gjatë mbretërimit të saj. Marrëdhënia midis mbretëreshës dhe atij u konsiderua e pazakontë dhe e jashtëzakonshme, sipas Zelda la Grange, asistente personale e Mandelës,  gjithçka ishte shumë e habitshme.

“Unë mendoj se ai ishte një nga pak njerëz që e quanin atë me emër, dhe kjo dukej se e bënte të lumtur atë”, thotë Granz. /Reporteri.net

https://www.youtube.com/watch?v=vC_0csiQWYo