×
  • Extra
  • Extra

    Përzgjedhet ishulli më i mirë në botë, mësoni se ku gjendet

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 22:56

    Një ishull në Filipine është votuar si më i miri në botë nga entuziastët e udhëtimit.


    Ishulli Siargao në Filipine është votuar si më i miri në botë nga lexuesit e ‘Conde Nast Traveler’.

    Ndonëse Siargo është një pikë e nxehtë turizmi, duhet ndjekur një rrugë të komplikuar për të shkuar në të.

    Ishulli i largët ka një popullsi prej 200 mijë banorësh dhe mund të shkohet vetëm përmes anijeve ose avionëve të vegjël, transmeton lajmi.net.

    Turistët që frekuentojnë më shpesh këtë ishull janë nga Manila, Singapori, Seuli apo Hong Kongu.

    Pasi të bëjnë këtë rrugë, ata arrijnë në anije ose mjete të vogla fluturuese.

    Pas mbërritjes në Siargao, vizitorët mund të shijojnë jetën ishullore.

    Nga eksplorimi i pishinave shkëmbore në Magpupungko, deri tek plazhet mahnitëse, me të vërtetë ka diçka për preferencat e të gjithëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!