Ndërtesa të shumta, me kalimin e kohës, janë shndërruar në objekte me një lloj tjetër përdorimi.
Fabrikat e vjetra iu nënshtruan rikonstruksioneve për t’u bërë muze, seli të kompanive të mëdha ose dyqane mode.
Mund të thuhet se e njëjta gjë ka ndodhur me hotelet dhe bujtinat rurale. Disa, u bënë edhe burgje në të kaluarën.
Reklamë
Në fotogalerinë e mëposhtme njihuni me hotelet që kanë qenë burgje në të kaluarën./A2CNN
Parador de San Marcos – I inauguruar në shekullin e XII për të strehuar pelegrinët në Camino de Santiago, pesë shekuj më vonë shërbeu si burg. Gjithashtu përmbushi funksionet e një qendre burgu gjatë regjimit të Frankos. Në atë kohë, burgu strehonte deri në 15 000 njerëz. Het Arresthuis – I vendosur në komunën e Roermond (Holandë), ishte një burg midis viteve 1863 dhe 2007. Një pjesë e dhomave ende ruajnë disa nga detajet më domethënëse të kohës. Klientët mund të zgjedhin një dhomë të bazuar në lloje të ndryshme qelish. Hotel Courthouse – Dikur ishte një burg dhe gjithashtu ishte selia e një gjykate. Ndër personazhet më të shquar në këtë burg kanë vuajtur dënimin Mick Jagger, kur u arrestua në vitin 1970 me akuzën e zotërimit të kanabisit. Po ashtu, edhe shkrimtari Oscar Wilde. Hotel Wilmina – Ky hotel, në Berlin të Gjermanisë, ka qenë burg për gratë. The Liberty – Një hotel luksoz i vendosur në lagjen Beacon Hill, në qendër të Bostonit (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Në mesin e shekullit XIX, kur u ndërtua, ndërtesa u përdor si burg. Një burg që funksionoi deri në vitin 1990. Tani, hoteli ka pothuajse 300 dhoma dhe ofron 30 minuta guidë për të mësuar mbi historinë e tij.
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike (Google Analytics, Histats) për të kuptuar si lexohet faqja.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.
Politika e cookies