×
  • Extra
  • Extra

    Peshkaqenët në Brazil testohen pozitivë për kokainë

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 13:42

    Peshkaqenët në brigjet e Brazilit janë testuar pozitivë për kokainë, kanë bërë të ditur shkencëtarët, shkruan BBC.

    Biologët detarë kanë testuar 13 peshkaqenë që janë marrë nga brigjet afër Rio de Janeiros dhe kanë zbuluar se ata kishin nivel të lartë të kokainës në muskuj dhe mëlçi.

    Niveli ishte 100 herë më i lartë sesa është raportuar më parë për krijesat tjera detare, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Shkencëtarët besojnë se kokaina është në dete shkaku i laboratorëve ilegalë në të cilët prodhohet droga.

    Burim tjetër mund të jenë edhe pakot e humbura ose të hedhur nga trafikantët e drogës, ani pse kjo ka pak gjasa të ndodhë.

    Shkencëtarët e kanë vlerësuar si shumë shqetësuese nivelin e lartë të kokainë.

    Të gjithë peshkaqenët e gjinisë femërore pritej të lindnin dhe nuk dihet për pasojat te fetuset nga niveli i lartë i kokainës.

    Gjithashtu pritet të bëhen studime të reja nëse kokaina është duke ndryshuar sjelljen e peshkaqenëve.

    Studimet e mëparshme kanë treguar se drogat kanë efekte te kafshët ashtu siç kanë efekte te njerëzit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!