Peshkimi për herë të parë mund të sjellë rezultate dëshpëruese nganjëherë.


Megjithatë, një gjë e tillë nuk vlen për një vogëlushe, e cila arrin të kapë peshkun me madhësi po aq sa ajo, transmeton lajmi.net.

Vogëlushja në fjalë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është incizuar nga një person prezent në momentin e mrekullueshëm, e më pas videoja i është publikuar në ‘Daily Mail’.

Reklamë

Me ndihmën e babait të saj, ajo arrin ta nxjerrë krijesën nënujore jashtë habitatit të saj, gjersa vogëlushja neveritet nga pamja e tij.

Ndiqeni videon në vazhdim për ta parë momentin në fjalë.