Artistja Mimoza Rraci ka arritur ti thyej kufijtë me artin e saj.


Artistja e re kosovare ka realizuar ditë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskën e saj bart flamurin e Kosovës.

Përderisa, para dy ditësh Piktura e artistes kosovare është bërë kartëpostale në Tajlandë, sot ajo ka njoftuar për një tjetër arritje.

Reklamë

“Time”, një prej gazetave më prestigjioze në botë, ka vendosur që të falënderoj kujdestarët e vitit “Guardians of the year 2020”, pikërisht me punimin artistik të Mimoza Rracit.

Kjo padyshim nuk pritej nga artistja e cila është shprehur e mahnitur.

“Ket’ nuk e prisja. “Time” nji prej gazetave me te famshme ne bote ka postuar punën time per t’i falënderuar Guardians of the year !”, ka shkruar Rraci.