×
  • Extra
  • Extra

    Pjesa e drurit që e mbajti gjallë aktoren Rose në Titanik, shitet për 718,750 dollarë

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 19:50

    Pjesa e drurit, (e një dere) që mbajti gjallë Rose në Titanik është shitur për 718,750 dollarë në ankand, njofton BBC, transmeton Reporteri.net.

    Që nga publikimi i filmit në vitin 1997, fansat kanë pyetur veten nëse mbajtësja prej druri ishte mjaft e  madhe sa për ta mbajtur edhe të dashurin e saj, Jack, për t’i shpëtuar një vdekjeje tragjike të akullt.

    Shitja u bë gjatë një ankandi të rekuizitave dhe kostumeve në pronësi të zinxhirit të restoranteve dhe resorteve Planet Hollywood.

    Në një episod të vitit 2012 të Mythbusters, drejtori i Titanikut, James Cameron, zbuloi se ai merr dhjetëra mesazhe në ditë duke e quajtur Rose “egoiste” dhe Jack një “idiot” në këtë skenë të filmit.

    Por ai i dha fund debatit, duke thënë se Jack duhej të vdiste sipas skenarit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!